Rindërtimi nga dëmet e tërmetit/ Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan inagurojnë nisjen e ndërtimeve në Laç, financim i qeverisë turke

326
Sigal

Dje kryeministri Rama, së bashku me ministrin turk Kurum dhe me ambasadorin turk në Tiranë, inaguruan kantjerin e ndërtimit të zonës 1 të lagjes së re në Laç. Në këtë ngjarje, përshëndeti edhe Presidenti Erdogan. Kryeministri Rama, ndër të tjera, tha: “Jemi këtu, për të dëshmuar solidaritetin e jashtëzakonshëm që Republika e Turqisë dhe Presidenti Erdogan kanë shprehur që në momentet e para pas fatkeqësisë së madhe të 26 nëntorit të shkuar dhe po ashtu, edhe fjalën e mbajtur të Presidentit dhe të miqve tanë turq, për të nisur nga puna e për ta rilindur zemrën e qytetit të vogël të Laçit me një lagje të re, e cila është e ndarë në dy zona.” Presidenti Recep Tayyip Erdogan përshëndeti të pranishmit live: “Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan. Ne e shohim gëzimin e popullit shqiptar si gëzimin tonë dhe pikëllimin e tij, si pikëllimin tonë.”