Rindërtimi, Kryemadhi: Ende nuk janë dhënë lejet, Bebe Rexha ka 6 muaj që ka aplikuar

523
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka denoncuar mënyrën se si qeveria po sillet me donatorët të cilët janë ofruar për të ndërtuar shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti.

Një ndër to raste është edhe këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, e cila edhe pse ka 6 muaj që ka aplikuar për të ndërtuar disa banesa, ende qeveria nuk I ka dhënë leje.

Ajo që dua të them është që mungesa e menaxhimit të masave dhe tendenca për ta shprehur si një pushtet personal të tij për të ushtruar frikë te njerëzit, mund të tregojë për momentin le të themi një lloj çeikulibrimi mendor dhe psikologjik njerëzve, paniku, por në një të ardhme e gjitha kjo do t’i kthehet vetë atij. E them këtë sepse në fund të fundit unë nuk është se kam ndonjë dëshirë të madhe që të ketë një shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës sepse nuk është se fitojmë ndonjë gjë në fund të fundit. Urrejtja ndaj tij duhet treguar me votë në kuti por ajo që dua të them është që çdo veprim i tij e ka cënuar zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë dhe mbi të gjitha ka cënuar xhepin e familjeve shqiptare. Ka cënuar tryezen e ushqimit të fëmijëve të shqiptarëve dhe kjo ekonomi e cila është dëmtuar, sepse pastaj mos t’i hyjmë analizës ekonomike, të paketës së tij, paketa e parë, e dytë, e dhjetë, mos u çudisni kur të bëjë 200 paketa. E pa që dështoi tani me paketa dhe ka dalë të rindërtimi i ekonomik, ka dalë te tërmeti. A mund të më thoni ju sa shtëpi janë rindërtuar apo sa familje janë rregulluar pas tërmetit?

-Është një proces?

Si në proces,me 6 muaj. T’u them unë një rast. Ju e dini shumë mirë lidhjen time familjare me këngëtaren Bebe Rexha, që jemi kushërira. Erdhi dhe mori përsipër të ndërtonte 2 shtëpi. A e dini ju që akoma nuk u kanë dhënë lejet e shtëpive? Për t’i prishur shtëpitë e dëmtuara dhe të ndërtojnë shtëpinë e re. I kanë dorëzuar lejet që në 4 dhjetor. Sikur po ndërtojnë kullë në mes Tiranës. Gjithë këto kulla që shikoni ju këtu nuk kanë aq projekte sa kanë çuar për shtëpi 80 metra katrorë. Dhe kemi hyrë mik kudo, unë nuk kam hyrë, pse nuk kam hyrë, për arsye sepse do thonin, e bën Monika etj. Po a ka turp më të madh? Njëra nga ato familje janë burrë e grua nga 70 vjeç dhe rrisin dy fëmjë jetimë që u kane vdekur prindërit. Rrisin fëmijët e fëmijëve, se ju kanë vdekur me kancer. Dhe akoma flenë në çadër. Kanë që në 26 nëntor.