Rilindja dhe Ambasadorët, përgatitën dështimin e zgjedhjeve të 25 Prillit

342
Sigal

 

 Legjitimiteti i një kryeministri që pritet të dekretohet nga një kryetar shteti i  shkarkuar

Prof.Dr. Elmaz Sherifi

 

 Çdo diskutim për zgjedhjet parlamentare, do të jetë një sfond politik i pëlqyeshëm nga mazhoranca e cila në Raportin e OSBE-ODIHR-it, shikon e vlerëson vetëm paragrafët ku zgjedhjet parlamentare vlerësohen

 

A mendoni se realiteti i zgjedhjeve të 25 prillit është bërë produkt i konsumit politik? Nëse po, në ç’mënyrë? Dhe nëse jo, përse?

Për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, opozita, mund të ketë interes politik ta ketë një nga ështjet me të cilat mund të meret edhe pas certifikimit të tyre nga Raporti i OSBE-ODIHR-it. Por duhet kuptuar, se ai kapitull është mbyllur dhe tani pritet dekretimi i kryeministrit nga Kryetari i Shtetit, të cilin maxhoranca e ka shkarkuar me “parlamentin e sajuar”. Pra, politika gjendet para një kazusi absurd. Kryeministrin dhe qeverinë e tij, do i dekretoj një kryetar shteti i “shkarkuar. A do të ketë legjitimitet një kryeministër që dekretohet nga një kryetar shteti i shkarkuar ? Sepse, studentëve të drejtësisë në leksione ju spjegohen rastet kur kur një akt ka pavlefshmëri absolute. Ky është rasti tipik, kur dekreti i emërimit të kryeministrit, ministrave dhe betimi i tyre do të bëhen nga një kryetar shteti i “shkarkuar” ! Me këtë kazus absurd doja të thoja që këtu duhet të përqëndrohet fokusi i luftës politike dhe të mos harxhohen energji edhe kohë, me zgjedhjet e 25 prillit. Për ato zgjedhje opozita duhej të kishte menduar shumë kohë më para se ato të zhvilloheshin. Opozita arriti të justifikonte edhe largimin nga parlamenti, kur iu imponua mazhorancës dhe krijoi një Komitet Politik, i cili, sipas marrëveshjes politike të nënshkruar tek Rezidenca e Ambasadores Kim, delegjitimoi parlamentin, dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore, sepse, sipas marrëveshjes, parlamenti ishte i detyruar të miratonte pa ndryshim draftet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Aty ishte momenti kur opozita duhej të luante fort për zbatimin e marrëveshjes e cila do e bënte edhe fituese morale të largimit nga parlamenti dhe fituese të zgjedhjeve parlamentare. Nëse opozita do të “konsumojë kohën” me deklarata për zgjedhje të shkuara e nuk do të gjejë instrumentet e nevojshme për të “ndihmuar” në përmbylljen e nismës së Shoqatës së Bashkive që zgjedhjet e Vetëqeverisjes Vendore të qershorit 2019, të shpallen antikushtetuese nga Gjykata Kushtetutese dhe Këshillat e Bashkive jo legjitime, do të thotë, se çdo diskutim për zgjedhjet parlamentare, do të jetë një sfond politik i pëlqyeshëm nga mazhoranca e cila në Raportin e OSBE-ODIHR-it shikon e vlerëson vetëm paragrafet ku zgjedhjet parlamentare vlerësohen.

Cili do të jetë hapi i rradhës në shtator, sipash jush opozita a do të reagojë në mbajtjen e deklaratave të saj për procesin zgjedhor?

Opozita e di se çfarë objektiv do të vendos në “flamurin” e debatit politik. Kryetari i Opozitës ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk i njeh e nuk do t’i njohë, por, prania e saj në seancën plenare të vërtetimit të mandateve të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, kryesisë dhe miratimit të qeverisjes de fakto është njohje e zgjedhjeve parlamentare. Se çdo të bëjë ajo, le ta shohim, e paskëtaj të japim opinione. Sigurisht që opozita do të jetë kritike ndaj procesit zgjedhor dhe do të evidentoj e do te “godas” politikisht pikat e dobëta të Raportit Përfundimtar të OSBE-ODIHR-it, dhe le ta konsumojë atë mundësi, por mendoj se në fokus të strategjisë së saj duhet të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e parakohëshme të Verëqeverisjes vendore.

Kryetari i Opozitës ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk i njeh e nuk do t’i njohë, por, prania e saj në seancën plenare të vërtetimit të mandateve të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, de fakto, është njohje e zgjedhjeve parlamentare.

Mosndalimi i komisionerëve për shkelje, megjithë evidentimet e shumta, a përbën një pikë të diskutueshme për prezencën e opozitës në parlament dhe për më tepër, në besueshmërinë ndaj demokracisë nga shoqëria jonë?

Prokuroria, SPAK dhe Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë mund të themi pa u menduar gjatë, se nuk kanë treguar paanësi në procesin zgjedhor, madje policia në heshtje ka zbatuar porosinë e kryeministrit,që pas”përfundimit të orarit të punëse”, hiqni kapelet e meruni me zgjedhjet. Por edhe organet e hetimit të veprave penale në zgjedhjet parlamentare të duket sikur janë pjesë e Administrates së qeverisë. Rast tipik i kësaj sjellje ishte qëndrimi i prokurorit të Elbasanit i cili në Konferencën e Shtypit me Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, për ankesën e opozitës për angazhimin e subjekteve te ndryshme me leke e materiale te tjera te ndaluara ne zgjedhjet ne Qarkun e Elbasanit deklaruan se me vendin e ngjarjes nuk u gjeten prova, ndersa i njejti prokuror ne Gjykatë, pranoi se në makinën e akuzuar kishte materiale kompromentuese. Opozita e provoi largimin nga parlamenti dhe dështoi me “sukses. Alternativën e largimit nga parlamenti mendoj se duhet ta harrojë, të mësojë nga gabimet, të mos bjerë në kurthin djallëzor të kryeministrit, për t’u marrë me çdo çështje që mazhoranca hedh për konsum në tregun politik, por të fokusohet në problemet madhore të Shqipërisë, dhe të ketë qartësi e vendosmëri, për të çuar deri në fund qoftë edhe një çështje të “Vogël” që e bën të madh aksionin politik të saj. Opozita është shumë e fort në numëra, nuk di të them me siguri, sa e madhe do të jetë edhe në idetë politike dhe në aksionin politik.

Opozita duhet të mësojë nga gabimet, të mos bjerë në kurthin djallëzor të kryeministrit, por të fokusohet në problemet madhore të Shqipërisë

Një temë globale e ditës është bërë strehimi i afganëve dhe stabiliteti në atë vend. Meqë Shqipëria u përfshi në pritjen e refugjatëve, mendoni se ky proces tek ne po kryhet me transparencë?

Ku është stabiliteti në Afganistan ? Tmerr pa fund, për të gjithë ata që duan të largohen, duke u kapur pas rrotave të avionëve! Një temë e ditës është bërë strehimi i afganëve ! Po nuk thuhet se cilët janë ata që duhet të strehohen ? Mos janë baballarët e korrupsionit ? Në këtë çështje mungon transparenca. Në Shqipëri ka folur vetëm kryeministri, i cili deklaroi, se ai ka kërkuar që afganë të strehohen në Shqipëri. Po a ka institucione kjo e mjera jonë Shqipëri, që të vendosin për probleme madhore, si është rasti në diskutim ? Duket qartë, jo vetëm për këtë rast, se Institucionet e shtetit janë thjeshtë simbole dhe, në emër të tyre, ligjëron vetëm një person, kur as kushtetuta, as ligjet, nuk ia japin këtë kompetencë.

Faleminderit!