Rezoluta e PE për bojkotin, PD: Gati të punojmë me mazhorancën

426
Sigal

Në një reagim zyrtar menjëherë pas publikimit të deklaratës së përbashkët të dy eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein, Partia Demokratike shprehu gatishmërinë për të filluar bashkëpunimin së bashku me mazhorancën për rezolutën e përbashkët parlamentare të hartuar nga negociatorët ndërkombëtarë.
 
Partia Demokratike përshëndet deklaratën e negociatorëve të Parlamentit Evropian dhe dy grupeve parlamentare PPE dhe PSE dhe falënderon eurodeputetet Kukan dhe Fleckenstein për angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës parlamentare. Partia Demokratike konfirmon mbështetjen e plotë për Deklaratën e Parimeve dhe është e gatshme të fillojë menjëherë punën së bashku për rezolutën e përbashkët parlamentare. Partia Demokratike përshëndet dhe mirëpret angazhimin e mëtejshëm të Parlamentit Evropian dhe institucioneve të tjera të BE për mbështetjen në vazhdim, të procesit të normalizimit të jetës parlamentare”, thuhet në deklaratën për media të Partisë Demokratike