“Revolucioni i dytë”, Berisha: Studentët po shkundin sistemin

475
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme rreth protestës së studentëve, të cilët prej 9 ditësh kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre si ulja e tarifës studimore, heqjen e tarifës shtesë dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Teksa ka bërë një paralelizim me protestën e dhjetorit 90′-të, ai u shpreh se të dyja janë revolucione të vërteta.

“Të dyja protestat janë revolucione të vërteta demokratike. I pari një revolucion që përmbysi epoka, ndërrimi i sistemeve dhe i dyti një revolucion për transformimin e një sistemi që quhet sistemi i të gjitha sistemeve të tjera të një shoqërie; arsimi, sistemi arsimor. Nëse më pyet se kush është kryesistemi unë them është sistemi arsimor. Ata vajza dhe djem me sakrificë të jashtëzakonshme po shkundin shtetin, qeverinë dhe shoqërinë që heshti më shumë sesa duhej ndja një procesi shpartallues, shkatërrues. Po luftojnë për të sotmen dhe për të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Zërat e tyre janë një thirrje më e pastër e shqiptarëve që duan të ndërtojnë të ardhmen e ndritur në Shqipëri.”, u shpreh Berisha.