“Reporterre”: Mafia rajonale depoziton 700 mijë ton mbetje të rrezikshme në Shqipëri

446
Sigal

Shtypi francez denoncon mafian e rrezikshme të mbetjeve në
Ballkan

 

(“Reporterre”: Në Shqipëri lulëzon tregtia fitimprurëse e
plehrave të huaja

 

Në këtë vend të vogël ballkanik, trajtimi i mbetjeve është
embrional dhe plehrat e huaja importohen në masë. Mafia italiane është e
përfshirë. Ndërsa qeveria synon ta legalizojë importimin e tyre në dëm të
mjedisit. E vendosur buzë Adriatikut dhe pas 45 vjetësh qëndrimi e mbyllur,
bukuria e plazheve të Shqipërisë ka nisur të tërheqë turistë të shumtë nga të
gjitha anët e botës. Por ajo që nuk dinë turistët në rërën e imët është se janë
të rrethuar nga plehrat.

Nuk është nevoja të bredhësh nëpër qoshe të largëta për ta
kuptuar gjendjen. Plehrat ndodhen kudo, nëpër rrjedha uji, anës rrugëve, mes fushave,
edhe në rërën e plazheve. Ka 60 fusha grumbullimi në qiell të hapur ku digjet
praktikisht gjithçka. Jo vetëm që nuk ka gjobë për çlirimin e karbonit në ajër,
po as për atë që hedh plehra në rrugë. Pas vitit 1990, kompani riciklimi
italiane u shtuan së tepërmi duke u sjellë fitime organziatave kriminale të
rajonit. Në vitin 2000, policia detare italiane dha prova për transportin
ilegal të mbetjeve të rrezikshme, si bateri apo pajisje elektronike të
përdorura, inerte e lëngje toksike, drejt Shqipërisë. Pavarësisht ligjit
ndërkombëtar, pak njerëz e dinë se Shqipëria ka marrë mbi 700 mijë ton mbetje
të çdo lloji brenda pak vitesh. Aq rentabël është bërë kjo tregti, saqë disa
qeveri kanë kërkuar t’u japin fund pengesave të dobëta që kanë mbetur në këmbë.

 

(“Reporterre” është një gazetë e përditshme mbi çështjet
ekonologjike dhe mjedisore që botohet në Francë)