Reportazhi i Rai3, reagon Vasili: Qeveria e Ramës është kthyer në një çirake të Mafias

492
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me reportazhin që ka publikuar media italiane Rai 3 ku e nxjerr Shqipërinë, si një nga vendet kryesore për prodhimin e marijuanës, por mbi të gjitha “tokë e një nga mafieve më të egra dhe më të rrezikshme të botës që lufton me Ndraghetan për kontrollin e rrjedhës së kokainës nga Amerika e Jugut dhe kontrollon “opiumin dhe heroinën që nga Afganistani kalojnë nëpër Ballkan.

Vasili shprehet se mafian e mbështet qeveria dhe ky është shkatërrimi i Shqipërisë, të tjerat janë asgjë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Mafian e mbështet qeveria, ky është shkatërrimi i Shqipërisë të tjerat janë asgjë.

E gjithë qeveria Edi Ramës në çdo nivel mbështet dhe është kthyer në një çirake të Mafias.

Ky është fundi i Shqipërisë dhe kjo është tragjedia më e madhe dhe kjo është një zhbërje e vërtetë kombëtare.

Prokurori i AntiMafias Nicola Gratteri i vë vulën lexojeni vete:

“Në Shqipëri ata janë të paprekshëm.

Bëhen të pasur, bëjnë krime.

Mafia në Shqipëri ka mbështettje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëtat e deri më të lartat”, është shprehur publikisht Gratteri për emisionin Narcotica’ ne RAI 3.