Reforma Zgjedhore/ Meta: Konsensusi shumë i rëndësishëm! Ka shumë qytetarë që nuk janë të lumtur, pasi prisnin…

274
Sigal

Presidenti Ilir Meta thotë se është hedhur një hap i rëndësishëm përpara në lidhje me reformën zgjedhore, duke shtuar se mund të kishte pasoja nëse nuk arrihej një marrëveshje.

Mendoj se është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, pasi kam parasysh se cilat do ishin pasojat nëse nuk do kishte marrëveshje midis palëve.

Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, pasi kanë pritur ndryshime edhe me thelbësore, por sidoqoftë fakti qe kemi një marrëveshje konsensuale është shumë pozitive. Pasi do të kishte pasoja nëse do kishte një reformë të njëanshme zgjedhore”, theksoi Meta.

Deklaratat e tij u bënë nga Laçi ku ka vlerësuar Famullinë e Shën Mhillit me Dekoratën “Nënë Tereza”.