Reforma zgjedhore/ Dyrnjaja: Ky proces s’mund të ecë pa opozitën, duhet një tryezë ku përfshihen dhe partitë e vogla

21
Sigal

Gazetari Denis Dyrnjaja duke komentuar për debatet që janë krijuar për reformën zgjedhore u shpreh se ky proces nuk mund të ecë pa opozitën. Ai tha se duhet të jetë një tryezë e gjerë ku përfshihen dhe partitë e vogla dhe grupet e interesit për të pasur sa më shumë oferta zgjedhjesh.

Sipas tij, pjesa e integritetit politik është asgjësuar, ndërsa theksoi se nuk po bëjmë dot reformën zgjedhore që të pranohet nga të gjithë.

Unë mendoj se ky proces nuk mund të zhvillohet dhe të ecë pa opozitën. Nuk mund të asgjësosh politikisht të gjithë elektoratin e djathtë pavarësisht nëse është non grata Berisha. Vullneti politik është e nevojshme të dëgjohet, diskutohet dhe pastaj të miratohet.

Mendoj që kjo etapë duke futur Alibeaj apo grupimin e Lul Bashës pa bërthamën e opozitës mendoj se do e paragjykoj dhe do lë hapësira për paragjykim të një rezultati nesër se do kemi zgjedhje të papranueshme për një pjesë të opozitës.

Nëse do ishte dhe opozita, madje mendoj se duhet të ishte një tryezë e gjerë sepse zgjedhjet prandaj zhvillohen që të jetë një festival politik ofertash që ata të zgjedhin kë duan. Pse duhet ta marrë Alibeaj dhe Celibashi, kur mund të ishte tryezë e gjerë dhe të diskutohej me grupet e interesit.

Më tej ai shtoi se ky stabilitet na ka dëmtuar demokracinë dhe se mungon alternativa mendimit. Sipas tij, opozita nuk është në koherencë me interesat e qytetarëve.

Parimisht është mirë të ketë kolori ngjyrash politike që do mbante çdo maxhorancë të dobët në presion për të qeverisur mirë. Po këtu jemi te pjesa e integritetit politik që sipas meje për momentin është asgjësuar fare, ata po anojnë nga kompromisi i cili mban erë, anojnë nga ana e pazareve, kushteve dhe në këtë sens nuk bie dakord.

Ky lloj vazhdimësie dhe stabiliteti na ka dëmtuar demokracinë, s’ka alternativë mendimi dhe madje s’ka as opozitë, e kemi pothuajse të asgjësuar. Ne sot po diskutojmë për reformën zgjedhore dhe ne sa herë që kemi zgjedhje kemi reformë zgjedhore dhe pastaj kemi zgjedhje të kontestuara.

Prandaj opozita është gjithmonë jashtë orbitës së saj politike. Mendoj se përveç votimit elektronik i duhet mëshuar fortë votës së emigrantëve dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse ka presion sepse këta që janë këtu s’kanë interes fare.