Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Rama po mundohet të kapë KQZ-në

278
Sigal

Emërimet e komisionerëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është një nga çështjet e cila po diskutohet në Këshillin Politik për reformën zgjedhore prej disa ditësh, ku edhe sot (18 qershor) sërish nuk u arrit një dakordësi mes palëve politike.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në këtë Këshill Oerd Bylykbashi, tha se emërimet në KQZ, është nga tre çështjet kryesore të dakordësuara më 5 qershor.

Oerd Bylykbashi: ”Sot nuk është dakordësuar asgjë. Sot opozita e bashkuar kishte bërë një propozim që në mëngjes me një formulë të dytë për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe simulimin e disa garancive që janë sot në kod. Dakordësia e datës 5 qershor e kishte KQZ-në një nga 3 çështjet kryesore për administrimin e zgjedhjeve që ishte KQZ-ja, futja e identifikimit biometrik të zgjedhësve me qëllim mbrojtjen e kutive nga mbushja e paligjshme e kutive, dhe e treta ishte ruajta e garancive ekzistuese në kodin zgjedhor, edhe në procesin zgjedhor të ardhshëm. Që do të thotë, komisionet e zgjedhjeve të qëndres së votimit, të zonës së administrimit zgjedhor, dhe grupeve të numërimit nuk do ndryshonin në mënyrë që të shmangej kapja 5 me 2 e të gjithë komisionerëve nga PS.”

Ai shprehet se kryeministri Rama po përpiqet të kapë KQZ-në.

Oerd Bylykbashi: ”Kjo ishte dakordësia, kemi disa disa ditë që diskutojmë, një nga çështjet kryesore që diskutojmë është KQZ-ja. Besoj se të gjithë e dimë që është zemra dhe truri i sistemit të administrimit zgjedhor. Ndërkohë që ne duhet ta përmirësojmë, deri më sot kemi parë përsëri përpjekje të Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste që të kapin KQZ-në, edhe me formulën e re, që të paktën e kemi dakordësuar.