Reforma në Drejtësi përfshihet në kalendarin 3 javor të Parlamentit

461
Sigal

Konferenca e Kryetarëve fut në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit draftin për reformën në drejtësi. Vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur sot para nisjes së seancës plenare, 11:00-11:30.

Meta: Dua t’iu njoftoj se para seancës u mblodh Konferenca e Kryetarëve për të diskutuar projektprogramin e punës së Kuvendit dhe projektkalendarin tre javor të punimeve për periudhën në vazhdim. Në Konferencë u ra dakord të përfshihen në program dhe kalendar projekligjet e depozituara nga Këshilli i Ministrave dhe nisma e deputetëve, por nuk pati konsensus për përfshirjen në program pune dhe kalendarin tre javor të 7 projektligjeve që shoqërtojnë projektamendamentet kushtetuese dhe të hartuara nga Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi. Në mbështetje të rregullores kur në Konferencë nuk ka mirëkuptim draft-programi dhe draft-kalendari i nënshtrohen votimit, çështje që është në fund të kësaj séance.

Opozita mësohet se ka kundërshtuar këtë vendim të mazhorancës, duke e cilësuar të njëanshëm.Ajo ka insistuar për një reformë konsensuale, duke kërkuar të përfshihet neni 88 i Venecias. Në projekt-kalendarin e bërë publik disa ditë më parë parashikohej që votimi për reformën të bëhej me 21 korrik.