Reforma në drejtësi, ndryshimet kushtetuese publikohen në fletore zyrtare

592
Ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuara me konsensus në parlament në seancën e 22 korrikut, u publikuan paraditen e sotme në fletore zyrtare. Këto ndryshime parashikohet të hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në fletore zyrtare. Ndryshimet kushtetuese u dekretuan të martën nga Presidenti i Republikës. Miratimi i tyre në Kuvend, u parapri nga debate të gjata dhe negociata të vështira mes palëve.
Sigal