Reforma në Drejtësi merr 140 vota

449
Parlamenti miraton me të 140 votat paketën e ndryshimeve kushtetuese. Vendimi përshëndetet menjëherë nga ndërkombëtarët Parlamenti shqiptar miratoi mbrëmë pas mesnate me një konsensus të plotë të të gjithë deputetëve Reformën në Drejtësi pas një procesi të gjatë e veçanërisht cfilitës në orët e fundit. Edhe gjatë ditës së djeshme, pasi 24 orë më parë ishte rënë dakort për ndryshimet kushtetuese, u deshën mbi 7 orë bisedime me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së Delegacionit të Bashkimit europian për të kapërcyer dhe pengesën e dalë në momentet e fundit, kur opozita këmbënguli për formulën e emërimeve nga ana e parlamentit të disa prej anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në fjalën e tij kryetari i Komisinit të Posaçëm të Reformës Fatmir Xhafaj në fjalën e tij theksoi se “sot, qytetarët, miqtë dhe skeptikët e reformës, gjejnë të kurorëzuar hapin e parë të rëndësishëm për të shëruar sistemin nga klientelizmi, mungesa e aksesit dhe e ndershmërisë, pandëshkueshmëria dhe korrupsioni, korporatizmi dhe mungesa e llogaridhënies. Reforma nuk do të jetë ndërrim persoash por krijim mekanizmash që ai të jetë efikas e profesional”, nënvizoi zoti Xhafaj, i cili për gjatë afër 20 muajsh drejtoi dhe koordinoi të gjithë procesin.
Sigal