Reforma në Drejtësi, Lu: S’duhet t’i lëmë të korruptuarit të fitojnë

448
Gjykatësit e prokurorët e korruptuar do t’i kundërvihen reformës në Drejtësi, por ne nuk duhet që t’i lëmë të fitojnë. Kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së, Donald Lu i cili ka marrë pjesë në një tryezë të zhvilluar për Reformën në Drejtësi.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se kudo është shqetësimi për gjykatësit e korruptuar, për një sistem ku më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre.
“Ne shqetësohemi për Gjykatësit e korruptuar, kriminelët. Për një sistem ku më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre. Gjykatësit e prokurorët e korruptuar do t’i kundërvihen kësaj reforme, por ne nuk duhet që t’i lëmë të fitojnë. Kjo është e rëndësishme për këtë brez, por edhe për fëmijët e nipërit tuaj.”- tha Donald Lu. 
Sigal