Reforma në Drejtësi/ Berisha: Venecia thotë se duhet rishikuar. Të thërrasim konstitucionalistë ndërkombëtarë

271
Sigal

Gjatë intervistës televizive, ish kryeministri u pyet edhe për reformën në drejtësi dhe situatën me Vettingun në vend.

Lidhur me opinionin final të para pak ditëve të Komisionit të Venecias, u tregua se Shqipëria është një shtet pa Kushtetutë, pa gjykata dhe pa ndarje pushtetesh.

Sipas tij, Vettingu po bëhet sipas formave të Policisë Sekrete.

“Venecia thotë këtu se është e domosdoshme që të rishikohet reforma. Duhen marrë konstitucionalistë të mëdhenj. Ulen ata dhe shqyrtojnë dhe vetëm mendimi i tyre vlen. Këtu i vetmi mendim që mund të them është se, kjo mazhorancë nuk e ka këtë vullnet. Janë marrë në qafë njerëz të ndershëm dhe janë lënë kriminelë. Gjithçka e kontrolluar nga Rama dhe Agaçi”, tha Berisha.

I pyetur nga moderatori i emisionit  se, “nëse ofrohet një marrëveshje për opozitën nga Rama për rishikimin e reformës në drejtësi”, Berisha i qëndroi mendimit të tij: “Të rishihet nga konstitucionalistët”.