Reforma në drejtësi, ambasadorët Lu dhe Vlahutin në Kryesinë e Kuvendit, takojnë Xhafën

544
Sigal

Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin pritet të takohen me kreun e komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Takimi vjen pak orë pas atij të zhvilluar në selinë blu me kreun e PD, Lulzim Basha.
Dy ambasadorët prej disa kohësh kanë zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve dhe të partive politike, në lidhje me disa reformat ë rëndësishme, siç është ajo në drejtësi, procesi i dekriminalizimit si dhe ngritja e Byrosë së Hetimit.
Në një reagim të fundit ambasada e SHBA ka deklaruar se SHBA ka ofruar asistencë teknike për draftin e Byrosë së Hetimit ndërsa apeloi që mbështetjen që kanë shprehur deri tani partitë politike ta kthejnë në veprime konkrete që do ta bëjnë Byronë Kombëtare të Hetimit një realitet.
Dje Tiranën e vizituan dy raporterët e PE për Shqipërinë, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstetin. Pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha pavarësisht optimizmit të momentit, se reforma është në udhën e duhur, ata kanë premtuar ndërmejtësim me dyer të mbyllura, në rast se do të jetë i nevojshëm kur reforma të hyjë në pikën e saj më të nxehtë pas rekomandimeve të Venecias.