Redi Ramaj: Reformë pa gjykata

314
Sigal

 

Shqipëria po kalon një moment krejt të veçantë në historinë njerëzorë moderne. Jemi pothuajse plotësisht pa gjykata. Rast unik në botë. Sot sistemi gjyqësor në Shqipëri është plotësisht i ndalur. Drejtësia Evropë matet me vendime gjykate të dhëna dhe me konflikte të zgjidhura. Sot në të gjithë vendin, përjashto gjykimet e masave personale të sigurimit, çdo çështje tjetër, më e mira zvarritet gjatë ose nuk zhvillohet fare. Qytetarët çdo ditë e më tepër nuk kanë besim se rruga e zgjidhjes së çështjes në gjykatë është e duhura, pikërisht për shkak të vonesave të pakohë të çështjeve. Sikur mos të mjaftonte kjo situatë, organi më i lartë i qeverisjes së gjyqësorit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, vetëm pak ditë më parë vendosi të miratojë një hartë të re gjyqësorë. Pa marrë në konsideratë qytetarin dhe grupet e interes, siç janë dhe Avokatët, të cilët kishin kundërshtime dhe propozime të ndryshme për hartën e re gjyqësorë. Organi më i lartë i gjyqësorit në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë gjetën si zgjidhje për problemet e drejtësisë në vend pakësimin e gjykatave në territorin e RSH. Shkrihen pesë gjykata e Apeli me juridiksion të përgjithshëm, shkrihen gjykatat administrative në disa rrethe dhe mblidhen në dy gjykata, Lushnje dhe Tiranë, dhe shkrihen disa gjykata me juridiksion të përgjithshëm në disa rrethe që kanë numër të ulët çështjesh. Kjo zgjidhje duke bashkuar dhe shkrirë gjykata pretendohet se do ulë stokun e dosjeve dhe do përshpejtojë gjykimin. Po pse po kundërshtohet harta e re gjyqësorë nga Avokatët?  Së pari largimi i disa gjykatave nga qytetet e rëndësishme të Shqipërisë dëmton interesat e qytetarëve, bën më të vështirë marrjen e drejtësisë, aksesin në gjykatë dhe degradon më tepër jetën e komunitetit të këtyre qyteteve. Së dyti bashkimi i gjykatave në një të vetme është model I provuar më parë dhe I dështuar. Marrim shembull këtu gjykatën Administrative të Apelit që është e vetmja gjykatë në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë dhe aktualisht gjykon dosjet e vitit 2017.  Arsyet pse Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ e propozojnë aktualisht këtë hartë të re gjyqësore me kaq problem duhen kërkuar në vitin 2016 me miratimin e reformës në drejtësi. Në atë kohe me vrullin aksionist për të kryer një reformë në drejtësi u mendua vetëm sit ë shkarkoheshin gjyqtarët dhe prokurorët aktual dhe nuk u mendua si do zëvendësoheshin. Dhe kërkohet të sajohet një hartë e re për ta mbuluar këtë problematikë Sot që flasim, 8 vjet mëë vonë, janë shkarkuar pothuajse gjysma e subjekteve të rivlerësimit sipas të ashtuquajturës ligj i veting-ut. Janë krijuar vakanca të theksuara ne të gjitha gjykatat e Shqipërisë duke krijuar zvarritje të gjata të çështjeve dhe demoralizim të qytetarëve për të zgjidhur problem e tyre. Zgjidhje do të ishte shtimi i gjyqtarëve dhe jo bashkimi I gjykatave. Dhoma Kombëtare e Avokatisë bojkotoi seancat gjyqësore në datat 14 deri në 17 Qershor në shenjë proteste kundër hartës se re gjyqësore. Avokatët e gjithë Shqipërisë megjithëse kanë bërë propozimet e tyre për këtë situatë nuk janë dëgjuar nga pushteti. Avokatët janë një hallkë e rëndësishme në dhënien e drejtësisë. Mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, garantojnë të drejtat procedurale në proceset penale dhe orientojnë qytetarët të kërkojnë të drejtat që ju njeh ligji, dhe jo vetëm. Por pushteti përsëri nuk i dëgjoi. Dhe pse Dhoma e Avokatisë nuk deklaroi bojkot të përgjithshëm disa Dhoma vendore kanë dalë publikisht në bojkot të plotë të gjykatave dhe deri në ekstrem duke bojkotuar dhe masat e sigurimit personal për disa dite. Situate është alarmante kur mendon se në Shqipëri nuk zhvillohen gjykime. Avokatët kanë marrë flamurin e mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe duhen mbështetur. Midis dhjetëra problematikash të tjera që shqetëson këtë komunitet ata kanë zgjedhur të mbrojnë interesin më të lartë të qytetarit, atë të marrjes së drejtësisë. Shumë shpejt qeveria pritet të miratojë ligj që rrit tatimin mbi të ardhurat e biznesit të vogël, ku preken dhe Avokatët, duke rritur kostot. Çmimet dysheme të miratuara me ligj për Profesionin e Avokatisë janë të vitit 2005 duke prishur tregun dhe konkurrencën e ndershme. Të gjitha këto problematika rëndojnë mbi ekonominë tashmë të dobët të qytetarëve. Avokatët sot janë në pamundësi të plotë për të ushtruar detyrën e tyre. Duhen plotësuar disa kushte specifike që ky profesion të funksionojë. Duke qenë së nga pushteti pritet pak, e vetmja rrugë për Avokatët që të vendosin në vend dinjitetin e tyre dhe mbrojtjen e interesave te qytetarëve është vetëm protesta.