Reagon Unioni i Gazetarëve: Po kërcënohet liria e fjalës. Tërhiqet prokuroria nga urdhri arbitrar

372
Sigal

Çipa, kreu i UGSH: Urdhri i prokurorisë është kërcënim për median

 

Kreu i UGSH-së Aleksandër Çipa shprehet se urdhri i prokurorisë është një kërcënim për mediat dhe gazetarët, ndërsa shton se këta të fundit nuk kanë asnjë arsye që mos të ecin përpara. Në emër të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë e refuzojmë kategorikisht këtë urdhër të paprecedent, i cili në vetvete e tradhton inteligjencën juridike të vetë Prokurorisë! Organi i prokurorisë kurrsesi nuk mund të urdhërojnë një pushtet tjetër që nuk ka lidhje me të, i cili kontribuon në transparencën publike dhe rritjen e informimit publik! Refuzojmë këtë lloj urdhri, i cili do të shkaktojë reagime edhe nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve! Ky urdhër është një kërcënim por, besoj se gazetarët shqiptarë nuk do të ndalen. Gazetarët do të stimulohen më shumë për të operuar në mënyrë maksimale në interes të informimit publik. Ky rast përbën vetëm një reminishencë, por nuk ka lidhje me vendim apo urdhër të ngjashëm, si ky i Prokurorisë së Krimeve tê Rënda.