Shi e baltë është ajo çka shihet në rruget e Tiranës mbrëmjen e sotme pas shiut të rrembyeshëm. Për këtë ka reaguar dhe zv.Kryetari i LSI – së Petrit Vesili.
“Qajnë palaçot në qeveri e bashki për t’u spërdredhur në televizor, po për shiun e baltën në Astir nuk flasin!! ‘’ – shprehet ai në hyrje të postimit të tij.
“Qajnë palaçot në qeveri e bashki për t’u spërdredhur në televizor, po për shiun e baltën në Astir nuk flasin!!
Qajnë e qurrepsen paçot në qeveri e bashki për të dalë në tv duke shkelur Ligjin Zgjedhor që kanë miratuar po këta vetë.
Riparimet e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti këta të Ramës dhe të Bashkive të Tiranës e quajnë si dhuratë, që u bëjnë qytetarëve.
Çdo riparim e rindërtim bëhet me paratë e qytetarëve dhe nuk është hic fare dhuratë por detyrim.
Këta palaçot premtuan që qytetarët me banesa të dëmtuara viti i ri 2020 do t’i gjente në shtëpitë e rindertuara, por për këtë nuk e duan tv këta.
Dhuratë është kur këta t’i bëjne me paratë e xhepit.
Palaço dilni e flisni pse duhet të paguajnë shqiptarët qindra milionë euro të humbura në abitrazhe.
Palaço dilni e flisni si e betonuat Tiranën me qindra kulla që e bënë Tiranën nje grumbull betoni që vret përdite shëndetin e njerëzve.
Dilni ne Tv e zgjidhni Tiranen nën shi dhe baltë në Astir dhe lërini spërdredhjet antiligj.” – u shpreh Vasili.