Reagon për herë të parë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis për çështjen e detit

235
Sigal

Ka ardhur më në fund edhe një reagim nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis për çështjen e detit, për të cilën duket se është vendosur që të dy vendet të shkojnë në Gjykatën e Hagës.Në një intervistë ku kryeministri grek po fliste për tensionet midis Greqisë dhe Turqisë ai është shprehur se kjo është zgjedhja më e mirë.

Ai u shpreh se kjo ishte mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” tha kryeministri grek.