Reagon PD: Rama s’ndal dot dekriminalizimin

517
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist Taulant Balla për kreun e demokratëve, Lulzim Basha, të cilin e akuzoi si tradhëtar dhe për vjedhjen e 230 milionë eurove në Rrugën e Kombit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu theksohet se Edi Rama nuk do ta ndalojë dot dekriminalizimin.
Sigal

Reagimi i plotë i PD

Edi Rama u shfaq sërish sot kundër dekriminalizimit, me anë të zëdhënësit të certifikuar dhe të njohur ndërkombëtarisht si shpifës.Reagime të tilla, janë në fakt përpëlitjet e krerëve të mazhorancës, që gjenden në ethet që u shkakton dekriminalizimi, sepse janë ata, Edi Rama dhe Ilir Meta, autorët, krijuesit e inkriminimit masiv të administratës, institucioneve dhe parlamentit.Edi Rama mund të shprehet çdo ditë kundër, por ai nuk do ta ndalojë dot dekriminalizimin, një nevojë jetike e prioritet kombëtar tashmë, proces i mbështetur dhe i kërkuar nga mbarë qytetarët shqiptarë dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Partia Demokratike do ta çojë deri në fund, me çdo çmim këtë betejë për interesin më të lartë të vendit.