Reagon Partia Demokratike: Plani i qeverisë është i pamjaftueshëm

383
Sigal

Partia Demokratike ka reaguar për planin e masave sociale-ekonomike të qeverisë “Rama”.

Gjatë një deklaratë për mediat, PD shprehet se plani i qeverisë është i mirëpritur, por i pamjaftueshëm.

“PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar. Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”,- thuhet në reagimin e PD.