Reagon fituesi i vetëm i LSI në Lezhë: Nuk na ndali as dhuna, as paratë e krimit dhe drogës

388
I pari në listë dhe i vetmi fitues i LSI-së në Lezhë Viktor Tushaj, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve. Tushaj përmes një statusi në facebook ka falënderuar zgjedhësit e tij, teksa ka thënë se as paratë e drogës dhe krimit nuk arritën t’i “errësojnë gjykimin” votuesit lezhian.

Statusi i plotë:

Të dashur miq!
Një falenderim të përzemërt për të gjithë banoret e qarkut Lezhë që besuan tek unë dhe LSI. As presioni psikologjik dhe as dhuna fizike, por as paratë e krimit dhe drogës të hedhura lumë, natën e ditën, nuk ja errësuan gjykimin popullit të Lezhës, Kurbinit e Mirditës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre ne kuvendin e Shqipërisë. Ju garantoj se do jem zëri juaj në foltoren më të nderuar të vendit.
Zoti ju bekoftë!
Sigal