Reagon BE: Deputetët mbajnë përgjegjësi për Reformën në Drejtësi

428
Lidhur me dështimin e takimit Rama-Basha për Reformën në Drejtësi, pas Ambasadës Amerikane në Tiranë edhe Bashkimi Europian ka lëshuar një deklaratë.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së në Tiranë shprehin keqardhjen që udhëheqësit politikë në Shqipëri nuk mundën të arrinin të hënën një marrëveshje për Reformën në Drejtësi. Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së. Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv. Ne e nxisim Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshme për miratimin e paketës ligjore për Reformën në Drejtësi”.
Sigal