Reagon Basha pas seancës së sotme në Kuvend

370
Sigal

Reagim i kryetarit të PD-së në lidhje me seancen e sotme në Kuvend

Jam informuar për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Shqiperise.

Dua të rikthesoj se opozita ka ndërprerë marrëdhëniet me Kuvendin e jo për t’i vënë njolla, siç tha sot në ligjërimin e tij sërish demagogjik zoti Rama, por për të mos u pajtuar me njollat, për të mos iu bërë fasadë njollave dhe për t’i hequr njollat e pashoqe që i ka venë Kuvendit shumica Rama-Meta me shpërfilljen skandaloze të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe me kriminalizimin e tij.

Këto janë dy çeshtjet e mëdha, për të cilat, përveç opozitës dhe opinionit publik shqiptar janë sensibilizuar në maksimun edhe partnerët tanë ndërkombëtare, që nuk mund të imagjinojmë një Kuvend ku hidhen në kosh vendimet e gjykatës kushtetuese dhe ku shumica, apo sulltani i saj krijon një repart azapësh kundër opozitës.

Ne kemi propozuar një marrëveshje me garanci ndëkombëtare për të dyja këto çeshtje.

Sot, falë presionit ndëkombëtar dhe vendosmërisë sonë, u njoftua nxjerrja nga sirtaret dhe venia në rendin e dites e dy kerkesave të vjetra të opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Zbatimi i kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetutese janë një detyrim. Qeveria dhe shumica kanë qenë prej disa muajsh në shkelje flagrante të këtij detyrimi. Sot vendosen të zbatojnë kushtetutën!

Po çfarë garancish ka se nuk do t’i shkelin prapë, siç kanë bërë kur kanë shkelur e grisur konsensuin për ligjin e nepunësit civil dhe vendimin e gjykatës kushtetuese për këtë çeshtje? Asnjë garanci.

Si opozitë ne kemi vështirësi të pranojmë që zbatimi i vendimeve të gjykatave prej qeverisë të varet nga humori i saj, nga dhe konjukturat e ditës. Ndaj kemi kërkuar e ngulmojnë për një marrëveshje me garancinë e miqve dhe partnerëve më të mirë ndërkombëtarë të Shqipërisë. Për të dyja çeshtjet madhore të konfliktit.

Në lidhje me dekriminalizimin e Kuvendit, zoti Rama vazhdon të mos e shohë të vërtetën drejt në sy. Vazhdon të fshihet pas gjethes së fikut, vazhdon të bëjë dorëjashtin, kur është ai autori dhe përgjegjësi numër një i promovimit të trafikantëve në politikë, në administratën e lartë dhe brenda në Kuvend. Eshtë ai që i ka zgjedhur me dorë si të tillë, që i ka përdorur dhe i përdor si të tillë për t’i mbyllur gojën opozitës, që i ka në punë dhe në aktivitet si të tillë me mandatet e Partisë Socialiste në xhepa.

Zoti Rama ka detyrimin të flasë hapur me shqiptarët për këtë fenomen nga më të shëmturit që ka njohur jeta politike e vendit gjatë dy dekadave të fundit.

Ka detyrimin të distancohet publikisht dhe politikisht nga fenomeni në përgjithësi dhe nga dhuna në Kuvend në veçanti.

Kjo është qasja që prêt opozita, që prêt publiku, që presin ndërkomëbëtarët. Spekullimet meskine me “ e ka kush e ka” u vlejnë vetëm trafikantëve me mandate dhe pa mandate.