Reagon Albana Vokshi: Qeveria Rama , sëmundja epidemike që po shkatërron biznesin dhe Shqipërinë

466
Sigal

Reagim i Kryetares
së Komisionit
për Punën, Çështjet Sociale dhe
Shëndetësinë Albana Vokshi

 

Gazeta
Telegraf/


I zhytur në avujt
e drogës dhe në duhmën e plehrave, për të mbuluar politikat shkatërrimtare në
Arsim dhe Shëndetësi, Rama po mashtron jo vetëm publikun shqiptar, por edhe
institucionet ndërkombëtare.

Rama duke
shkatërruar këto dy sektorë jetikë, ofertën e vetme për shqiptarët ka
trekendëshin: plehëra, drogë dhe prostitucion…
I la 18 vjecarët në rrugë, u hodhi poshtë mundin e
djersën dhe me të mirët prej tyre presin të dëshpëruar tepricat e kuotave të
reformës korruptive “Rama”. U hodhi poshtë projektet dhe ëndrrat, sepse iu tek
një ditë të ndryshonte papritur rregullat e lojës. Dhe këtë sot, e shet si
sukses !

Duke
keqintepretuar qëllimshëm një raport të Forumit Ekonomik Botëror, sot Rama
përsëri gënjeu për shëndetësinë… duke u mburrur me “reformat”
korruptive që i kanë shpartalluar spitalet dhe Qëndrat Shëndetësore .

Rama nuk
tregoi që‎ raporti studion ndikimin në biznes të tre sëmundjeve epidemike:
malarjes, tuberkulozit dhe Sidës dhe asgjë tjetër!!! Raporti nuk mat asnjë
tregues tjetër shëndetësor. Por edhe për këto tre sëmundje Rama ka gënjyer
zyrtarisht Institucionet Ndërkombetare. Forumi është gënjyer se në Shqipëri nuk
ka të sëmurë me Sida. Rama nuk ka raportuar që në një hark kohor prej 10
ditësh, 6 persona të prekur nga kjo sëmundje kanë humbur jetën për mungesë
barnash e kurash në QSUT.

Po si mund të
flasë Rama për Shëndetësinë, ende pa ngushëlluar familjen Cakja për humbjen e
jetës së Aidës dhe foshnjës së saj 41 javëshe pas 8 orë sorollatje në spitalet
publike dhe private??? Si mund të flasë Rama për Shëndetësinë, kur jetë të
tjera nënash rrezikohen për mungesë të mjekëve gjinekologë dhe të specialisteve
të tjere klinike në rrethe???

Statistikat e
milionave që ka cuar në koncesionet e Vilmës dhe të muratorit nga Perugia ia
kanë marrë mendjen Kryeministrit, i cili nuk numëron viktimat për mungesën e
ilaceve në klinikën ambulatore të Hiv/Aids, në spitalin Onkologjik dhe në
Shërbimin e Hematologjisë brenda Qëndrës Universitare Spitalore dhe rastet
tragjike në maternitete.

I dehur nga
“hashashi” Kryeministri është i preokupuar vetëm për një reformë:
zhvatjen e shëndetësisë publike, marrjen e parave të taksapaguesve shqiptarë
për koncesionet korruptive e absurde të check up/it, sterilizimit, dializës,
për të mbajtur me para ortakët dhe klientët e tij në biznesin qeveritar.