Reagimi i Ministrisë së Brendshme: Rezultatet janë afishuar menjëherë sapo ka përfunduar korrigjimi

402
Sigal

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar Ministria e Brendshme. “Testimi me shkrim u monitorua me kamera, si dhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, SHÇBA dhe misioneve të asistencës ICITAP e PAMECA. Korrigjimet janë kryer në moment dhe në prezencë të aplikantëve në sallë. Rezultatet janë afishuar menjëherë në hyrje të Pallatit të Kongreseve si dhe janë publikuar në faqen zyrtare të Akademisë së Sigurisë dhe të Policisë së Shtetit, menjëherë sapo ka përfunduar korrigjimi.