Raundi i 4-t për Presidentin, Komisioni i Ligjeve diskuton sot kandidaturat

497
Kuvendi mblidhet pasditen e sotme për raundin e katërt të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Por përpara kësaj, është parashikuar mbledhja e Komisionit të Ligjeve për të shqyrtuar kandidaturat. Në mbledhjen që nis në orën 15:00, komisioni do të shqyrtojnë dy kandidaturat e propozuara nga LSI, Ilir Meta dhe Petrit Vasili.
Kujtojmë se seanca parlamentare për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të ri do të mbahen sot në orën 17:00.

Sakaq, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut janë parashikuar edhe disa projektligje.
Sigal