Raporti: VKM-të e qeverisë baltosin fushatën elektorale

235
Sigal

Akademia e Studimeve Politike zbardh monitorimin e parë mbi përdorimin e burimeve shtetrore dhe zyrtarve të qeverisë në fushatën zgjedhore. Qeveria e Rilindjes shkeli Kodin Zgjedhor me vendime në favor të fushatës elektorale të partisë. Disa nga gjetjet më të rëndsishme të cilat sjellin përfitime apo masa lehtësuese janë: 3 VKM; 1 akt normativ; 5 akte ligjore, 3 akte të tjera ligjore mbi Tatimet. Ja raporti i plotë

 

KQZ-ja monitoruese e fushatës zgjedhore

Kodi Zgjedhor ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për normimin, kontrollin dhe marrjen e masave për parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në periudhën 4 mujore para zgjedhjeve.

Kodi Zgjedhor për aktivitetet politike dhe vendimet e qeverisë

Në interpretimin e Nenit 91, pika 4 të Kodit Zgjedhor: “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”. . Në nenin 3, pika 1.1 të projekt-vendimit u detajua si më poshtë koncepti “financim rishtazi”: “veprimtari të ndaluara” janë veprimtaritë publike sipas përkufizimit të nenit 2, të këtij vendimi, për të cilat janë vënë rishtazi në dispozicion apo transferuar fonde publike jo sipas planit buxhetor të miratuar, në periudhën 4 (katër) mujore para datës së zgjedhjeve”… Ky përcaktim që kaloi pa diskutime edhe nga përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Rregullator, përjashtoi de facto nga penalizimi të gjitha veprimtaritë publike (vizita në investime infrastrukturore, shtëpitë e rikosntrukturara nga tërmeti etj) të zhvilluara nga drejtuesit qendrorë dhe vendorë në periudhën nën monitorim nga ky raport. Ndërkohë, ky interpretim i lehtësuar i ndalimit drastik të çdo aktiviteti publik të zyrtarëve të lartë gjatë katër muajve para zgjedhjeve, krijoi mospërputhje me pritshmëritë e subjekteve politike opozitare dhe publikut gjatë këtyre javëve të para të nisjes së efekteve të dispozitave për ndalimin e burimeve shtetërore, gjë që u reflektua edhe në denoncimet e mbërritura në ndërfaqen për raportimet të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Raportimi dhe kontrolli i veprimtarive të ndaluara Kufizimet e veprimtarive publike filluan efektin e tyre vetëm një ditë më pas, më 25 dhjetor 2020 (4 muaj para 25 prilli 2021) duke e bërë të pamundur informimin paraprak të institucioneve dhe zyrtarëve subjekt i ligjit për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Duhet theksuar se KQZ bëri të mundur ndërtimin e ndërfaqes të parashikuar për raportimet e veprimtarive publike (https://aktivitete. kqz.gov.al/) dhe vënien në funksion të saj në kohën e duhur.

Shkeljet e Kodit Zgejdhor deri më 11 janar 2020

Janë raportuar 119 aktivitete të planifikuara për t’u zhvilluar nga subjektet e parashikuara në ligj. Gjithashtu në këtë datë figuronin të regjistruara nga kjo ndërfaqe kallëzime për 20 aktivitete të ndaluara, të kryera nga një individ dhe dy organizata. Së fundi, pas sugjerimeve të mbërritura nga shoqëria civile, gjenden të publikuara në ndërfaqe të identifikuara edhe denoncimet për veprimtari të ndaluara nga subjekte politike, organizata apo edhe qytetarë të ndryshëm. Pavarësisht nisjes së procesit të raportimeve pranë KQZ, subjektet politike opozitare Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosën të ndjekin një rrugë alternative për të denoncuar veprimtaritë e ndaluara të zyrtarëve të lartë. Më datë 6 janar 2021, PD iu drejtua Prokurorisë Speciale Antikorrupsion SPAK me një kallzim për 16 drejtues qendrorë dhe vendorë (5 anëtarë të Këshillit të Ministrave, 2 deputetë, 7 kryetarë bashkie, 1 drejtor i agjencie publike dhe një administrator vendor), të akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Pak ditë më pas, të njëjtën rrugë për kallzim penal pranë SPAK ndoqi edhe LSI. Rasti i parë i një procedimi administrativ ndaj një denoncimi në ndërfaqen e KQZ nisi më 11 janar 2021, ndaj drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lushnjë, bazuar mbi kallzimin për postimin më datë 27 dhe 29 dhjetor 2020 nga deputeti Bujar Çela në rrjetin e tij social të dorëzimit të lejeve të legalizimit të shtëpive të banorëve në Hysgjokaj dhe Golem. KQZ argumentoi se deputetët nuk janë subjekt i kufizimeve të zyrtarëve të lartë pjesë e kufizimeve ligjore dhe si rrjedhojë vendosi të procedojë vetëm drejtorin e Kadastrës që kishte lejuar shpërndarjen e dokumentacionit zyrtar jashtë ambjenteve të institucionit. Aktet ligjore të ndaluara në periudhën para zgjedhjeve Në funksion të Nenin 91, pika 4 të Kodit Zgjedhor, u monitoruan Aktet Normative dhe Vendimet e Këshillit të Ministrave, të cilët janë botuar në Fletoren Zyrtare për periudhën 24.12.2020- 08.01.2021.

 Rezultojnë se mund të konsiderohen si vendime në shkelje të Kodit Zgjedhor:

  • 3 Vendime të Këshillit të Ministrave
  • 1 akt normativ
  • 5 akte ligjore

të cilat sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katër mujore para zgjedhjeve. Përvec akteve të mësipërme të nxjerra nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi, rezulton se gjatë periudhës Korrik 2020- Nentor 2020 janë miratuar 3 akte të cilat kanë bërë ndryshime të rëndësishme në legjislacionin shqiptar që lidhet me Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Taksat Vendore, të cilat filluan të zbatohen nga 1 janari 2021. Në thelb këto akte që parashikojnë uljen ose heqjen e taksave me një ndikim të madh në buxhetin e shtetit, për një pjesë të madhe të bizneseve në Shqipëri mund të konsiderohen si akte të cilat mund të krijonë përfitime elektorale me ndikim të gjerë.

 

Disa gjetje të raportit për këtë fazë 

Në lidhje me kufizimin e vendimeve që sjellin përfitime apo masa lehtësuese 

Në shkelje të Kodit Zgjedhor janë miratuar akte dhe vendime, të cilat sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katër mujore para zgjedhjeve:

  • 3 Vendime të Këshillit të Ministrave;
  • 1 akt normativ;
  • 5 akte ligjore;
  • si dhe 3 akte ligjore (Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Taksat Vendore), që filluan të zbatohen nga 1 janari 2021 (brenda periudhës 4 mujore).

Në lidhje me veprimtaritë publike të ndaluara të zyrtarëve të lartë

  • Gjatë hartimit të rregullores të KQZ për detajimin e kufizimeve të Kodit Zgjedhor, u përfshi një korelacion mes veprimtarive të ndaluara dhe periudhës së fondeve të vendosura në dispozicion për to. Ky interpretim i lehtësuar i ndalimit drastik të cdo aktiviteti publik të zyrtarëve të lartë gjatë katër muajve para zgjedhjeve, krijoi mospërputhje me pritshmëritë e subjekteve politike opozitare dhe publikut gjatë këtyre javëve të para të nisjes së efekteve të dispozitave.
  • Kufizimet e veprimtarive publike filluan efektin e tyre vetëm një ditë pas miratimit të rrregullores nga KQZ, duke e bërë të pamundur informimin paraprak të institucioneve dhe zyrtarëve subjekt i ligjit për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.