Raporti/ Shqipëria shumë larg hapjes së negociatave! Krimi dhe droga po e mbajnë peng

437
Sigal

Një raport i publikuar në Candidate status Negotiation process ku tregohet progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian shkruan se kushtet e vendosura nuk po plotësohen. Raporti thotë se demokracia në vendet e Ballkanit Perëndimor është e brishtë dhe nuk ka hapa konkretë. Retorika e Komisionit Evropian ishte më e guximshme se zakonisht për të përshpejtuar dhe nxitur që këto vende të marrin hapa konkretë. Problemi kryesor që ngre raporti është bashkëpunimi i qeverisë me krimin. Kriminelët kanë lidhje të forta me politikanët dhe kjo është shqetësuese për BE-në. Problemet janë të deklaruara në kapituj dhe ne kemi nevojë të shikojmë hapa konkretë, thuhet në raport. Kjo situatë tregon se Shqipëria është shumë larg hapjes së negociatave me bashkimin Evropian.