Raporti italian: Shqipëria vendi i parë për prodhimin dhe trafikimin e kanabisit në Evropë

554
Sigal

Shqipëria ishte vendi i origjinës së shumicës së marihuanës për tregjet italiane dhe evropiane në 2017, sipas një raporti të publikuar javën e kaluar nga departamenti qendror i shërbimeve kundër drogës në Itali. “Importet e marihuanës nga Shqipëria janë rritur ndjeshëm, duke arritur një evidencë të konfiskimeve prej mbi 90 ton në 2017, krahasuar me 41 ton në vitin 2016”, thuhet në raportin vjetor, i cili shton se “tendenca e konfiskimit në Itali lidhet me kultivimin e marihuanës në Shqipëri. ” Për më tepër, raporti përmend se viti 2017 shënoi rastin e “kapjes më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në rajonin e Marches, e barabartë me tetë ton marihuanë që ishin destinuar për në Evropën Veriore “. “Klanet shqiptare kanë treguar se ata kanë aftësi në rritje të menaxhimit të kultivimin dhe trafikimin e marihuanës” – vazhdon raporti. Sipas dokumentit italian të anti-drogës, shqiptarët përdorin bimë shumë produktive dhe metoda gjithnjë e më të larmishme për të fshehur, rritur dhe transportuar drogën në bregdetin italian. Në bazë të të dhënave të publikuara, është e qartë se bandat e shqiptarëve renditen të parët në rrjetet e trafikantëve të huaj të drogës të përfshirë në veprimtari kriminale, me gjithsej 25 nga 94 rrjetet. Në një deklaratë, ministria e brendshme shqiptare iu përgjigj raportit italian kundër drogës, duke e vlerësuar atë si spekulative dhe me të meta. “Lidhur me raportin e shërbimit anti-drogë italiane, Ministria e Brendshme dëshiron të sqarojë: Shqipëria nuk është më në listën e kultivuesve të kanabisit, siç konfirmohet nga raporti i monitorimit të ajrit të kryer nga Guardia di Finanza italiane, në fund të vitit të kaluar. Kjo është një betejë e fituar në 2017 që po konsolidon këtë vit ku po implementojmë protokollin operacional për fluturimet ajrore, duke monitoruar territorin së bashku me policinë italiane dhe BE.