Raporti i KE për negociatat/ Ja çfarë shkruan ambasadori i Italisë në Tiranë

481
Sigal

Komisioni Europian rekomandon pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në prezantimin e progres-raportit për ecurinë e vendit tonë në sajë të 5 prioriteteve kyçe për negociatat, eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres, dhe ka përmbushur reforma të cilat duhen shpërblyer nga Bashkimi Evropian.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo.

Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e ambasadës në Facebook, ai shprehet:

“Përgëzoj shqiptarët për rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të miratuar sot dhe inkurajoj të gjithë shtetasit të cilët ëndërrojnë Bashkimin Evropian të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në qershor”.

Image