Rama zbulon bisedën me Min.Kosovar: What the f*ck! Çfarë iu kërkua

475
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka treguar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në pjesë një bisedë që i ka treguar ministri kosovar.

Ministri i Punës në Kosovë i ka treguar Ramës se si Serbia përpiqej të bindte përfaqësuesit e BE në Beograd që të hiqnin fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që pritej të mbahej në një aktivet ku merrte pjesë edhe shteti i Kosoves.

“Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në dy të natës me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqej fjala Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme. Waht the Fu*k do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian.”- tha Rama.