Rama: Turp, Fullani në “arrest shtëpie” ndërsa gjykata lë një grua në burg

428
Sigal

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, mbrëmjen e djeshme ka folur për skandalin e grabitjes së Bankës së Shqipërisë. Rama u ndal tek vendimi i Gjykatës së Apelit, për lirimin e ish-Guvernatorit, Ardian Fullani dhe caktimin e masës së ‘arrest shtëpie’, madje dhe tek masa e dhënë ndaj ish-Kryeinspektores, Elivar Golemi, sipas të cilit, ishte një turp për gjykatën që la një grua në burg. I pyetur se si priti këtë lajm, Rama u shpreh se, “ishte një lajm aspak i mirëpritur, përkundrazi, ishte një lajm tronditës, por ishte vetëm momenti i parë dhe do të duhej pritur gjithë zhvillimi i mëtejshëm i hetimeve. E kam thënë publikisht dhe qartësisht që unë respektoj plotësisht pavarësinë e institucioneve që nuk janë nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë e kryeministrit apo të qeverisë apo pavarësisht se çfarë mund të jenë ndjesitë personale për drejtues persona respekti për pavarësinë e institucioneve qendrore mbi ‘to.” Lidhur me dakortësinë e pjesës tjetër të maxhorancës dhe Komisionit ë Ekonomisë rreth kësaj çështjeje, ai u shpreh se, “Nuk mendoj që puna e komisionit të ekonomisë lidhur me çështjen ka qenë një pune hetimor e paralele me hetimin. por ka qenë një punë brenda kuadrit të kompetencave. Sa i përket kërkesës për dorëheqjen

në këndvështrimin tim puna e Komisionit të Ekonomisë lidhur me organizimin e degëve ka qenë tërësisht brenda kompetencave të Komisionit të Ekonomisë. Erioni nuk ka nevojë të shtyhet shumë, ka nevojë të përmbahet, por jo të shtyhet. Unë kam bërë një mbledhje, kam qenë në krye të mbledhjes së grupit dhe kam kërkuar që të mos ketë prononcime lidhur me çështjen e bankës pasi ishim në momentin dramatik të një të panjohure se, disi do të reagonte tregu financiar dhe publiku i njerëzve që kanë kursime në banka dhe nga ana tjetër sigurisht që, arrestimi i Guvernatorit ishte një kulmim i procesit të hetimit, dhe nga ana e stafit të bankës kishte nevojë absolute për mbështetje dhe solidaritet. Nëse ka qenë apo jo më parë i informuar për arrestimin e guvernatorit kryeministri thotë se, nuk ka qenë i informuar për arrestimin e guvernatorit. Prokuroria e Përgjithshme ka bërë punën e saj, pavarësisht nga qeveria. Ashtu siç e bën gjithmonë dhe nuk ka pasur njoftim që do arrestojmë guvernatorin. Gjithashtu, Rama u shpreh se: “Ka pasur një opinion publik jashtëzakonisht të tronditur. Pasoja është jashtëzakonisht e rëndë sepse janë grabitur një masë e tillë parash që nuk krahasohen me asgjë në të kaluarën dhe publiku ka qenë edhe në bazë të anketimeve tona jashtëzakonisht i shqetësuar dhe ky është përcjellë edhe përmes deputetëve. Është një ngjarje shumë e rëndë, kriminale, por duket se me hajdutin nuk po merret askush. Askush s’e ka ndihmuar hajdutin, ku janë lekët? Shpresoj që prokuroria po vazhdon hetimet e saj. Është arrestuar guvernatori, po mbahet në burg një zonjë 37 vjeçe.”