Rama tregon bizneset që janë me rrezik të mesëm dhe të lartë për përhapjen e koronavirusit

309
Sigal

Në një intervistë në Opinion, kryeministri Edi Rama ka treguar se kush janë bizneset me rrezik të mesëm dhe të lartë, që për pasojë këtyre të fundit do t’i shtyhet edhe më tej hapja.

Sipas Ramës, transporti urban është i përshirë në biznes me rrezik të mesëm, ndërsa sa i takon shërbimeve estetike grupi i punës është i ndarë nëse është i biznes me rrezik të lartë, apo të mesëm.

Rama theksoi se ai është i mendimit që bizneset estetike janë me rrezik të mesëm.

“-Biznese me rrezik të mesëm

Transporti rrugor i pasagjerëve në sistemin urban, transporte të tjera rrugore të pasagjerëve, tregtia me pakicë e mallrave të përdorura, artikuj të tjerë në tregje, jo ushqimore, aktivitete shkollore të drejtimit të mjeteve, shërbime arsimore mbështetëse ku përjashtohet mësimdhënia online, tregtia me pakicë në tenda e tregje.

-Biznese me rrezik të lartë

Ka një debat shumë të madh. Janë këto estetiket. Është i ndarë grupi i gjerë i punës nëse janë rrezik i madh apo i mesëm, I kërkoj ndjesë të gjitha zonjave, që janë ën ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej më shumë se 40 ditë. Unë anoj nga rreziku i mesëm por akoma nuk është zgjidhur.

Restorante që nuk kanë delivery, aktivitete të shërbimeve ushqimore që nuk kanë delivery. Aktivitete sportive, palestra, transporti ndër urban.

Austria praktikisht ka të njëjtin plan me ne, por është më e avancuar në një periudhë 10 ditë. Nëse shifrat te spitalet do të ndryshojnë atëherë do t’i tërheqim”, tha Rama.