Rama thirrje qytetarëve: Refuzoni ata që u kërkojnë certifikatat. Thumb Bashës për zënien e foltores

541
Sigal

Kryeministri Edi Rama teksa ka njoftuar sot në një konferencë vendimet e qeverisë për lehtësimin e procedurave burokratike për marrjen e vërtetimeve dhe dokumenteve të tjera që tashmë jepen online u ka kërkuar qytetarëve të refuzojnë cdo kërkesë që u vjen nga zyrtarët. Rama ka kujtuar listen e dokumenteve qe merren tashme online, qe nga certifikatat, vertetimet per pension, karta e shendetit, vertetimi i lejes se drejtimit te automjetit, harta e pronesise, vertetimet e pronesise, e se fundi edhe disa dokumente nga Financat, si NIPT-i.

“U bëj thirrje qytetarëve të refuzojnë kërkesat për certifikatë në letër dhe të kërkojnë në sportel që cilido që u kërkon një gjë të tillë ta bëjë vetë, certifikate personale dhe familjare janë në sistem dhe zyrat e shtetit t’i nxjerrin pa asnjë qindarkë në kohë reale për t’u dhënë qytetarëve shërbim. Refuzojini dhe denoncojini”- tha Rama.

Duke dhene shembuj konkret se sa kohe humbasin te interesuarit dhe sa hsume shpenzon shteti per letrat, Rama ka theksuar: Mos kërkoni më nga qytetarët asnjë qindarkë për të prodhuar certifikata, sa të shkojë fjala deri në zonën më të largët, dhe të depërtojë deri në veshin më të dyllosur të burokratëve të punonjësve të admnistratës”.

Ai ka thumbuar dy here PD-ne per situaten e krijuar sot ne Kuvend teksa ka thene: “Ju qe jeni ketu do ju lutesha që paralelisht me cështjet e mëdha të këtij kombi sic është zënia e foltores dhe loja e ka kush e ka,  të ndihmoni të clirohen sa më shpejt njerëzit nga burokracia”.

Pyetur nga mediat, Rama ka kerkuar t’u permbahen aktualitetit: “Aktualitet është ky dhe aktualitet tjetër nuk ka të tjerat janë dokrra hini nuk ka të drejtë asnjë zyrë shteti asnjë isntitucion, asnjë cerdhe asnjë kopësht, asnjë universitet, as azil pleqsh, as pronar mediash të kërkojë certifikatë nga qytetari. të gjitha janë në sistem, kemi ndërtuar një bazë të dhënash, do arrijmë që edhe hipoteka do meret në shumë pak kohë, duke e marrë drejtpërdrejt nga sistemi dixhital”.