Rama: Të hapur për aleancë me AK! Kush nuk vjen me PS, është me Berishën!

465
Sigal

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ritheksuar dhe dje se partia që ai drejton është e hapur për aleanca të reja, përfshirë dhe Aleancën Kuq e Zi. Në takimin që bëri mbrëmë me strukturat e Tiranës, në Asamblenë e Qarkut, Tiranë, Rama theksoi se: “Do presim Aleancën Kuq e Zi deri në fund. Kush nuk vjen me ne është me Berishën”. Lidhur me koalicionin e ri, Rama vlerësoi se, LSInuk ka prishur asnjëherë marrëveshje. “Në 2009-n, LSInuk kishte asnjë detyrim ndaj nesh”. Më tej Kryetari i PS-së, theksoi se, opozita do të bëjë fushatë derë më derë, me intensitet të lartë. Edhe para dy ditësh Kryesocialisti u shpreh i hapur për koalicion parazgjedhor me Aleancën Kuq e Zi dhe çdo forcë që ka si synim largimin e Berishës nga pushteti dhe rilindjen e Shqipërisë.

 Majko e aludon LSI-në “derr” dhe jo “dajë”

Deputeti dhe njëkohësisht ish-Kryeministri socialist Pandeli Majko ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të bërë një sqarim për një artikull të pasqyruar në njërën prej të përditshmeve,  e cila e kishte cituar të ishte shprehur “koalicionin PS-LSI e thirri në skenë historia”. Majko shkruan:  “Unë hyj tek njerëzit që për hir të familjes sime politike di të hesht, por jo “ti them “derrit” emrin “dajë”. Në 23 Qershor unë do të punoj për fitoren e PS-së. Kjo është “historike” për mua dhe shumë socialistë të tjerë. Dhe padiskutim që nuk jam vetëm në këtë opinion që po shkruaj.