Rama takon në Serbi liderët e Luginës së Preshevës: Asnjë pengesë për njohjen e diplomave

456
Sigal

Kryeministri Edi Rama takoi në Serbi liderët e
Luginës së Preshevës ku ndau me ta një bilanc të shkurtër mbi atë se çfarë
është arritur në lidhje me nevojat e shqiptarëve të Luginës. Kreu i Qeverisë
shqiptare tha se tashmë nuk ka asnjë pengesë për njohjen e diplomave. Janë bërë
hapa në ndërtim të një besimi reciprok – u shpreh Rama në një prononcim që
mbajti për mediat së bashku me Riza Halimin, deputet në Parlamentin e Serbisë
nga Partia për Veprim Demokratik. “Po zhvillohet dhe infrastruktura që do të
prekë pozitivisht Luginën e Preshevës. Duhet të formalizojmë binjakëzimin me
bashkitë tona, duke u mbështetur te rilindja urbane në Shqipëri”, tha Rama,
duke shtuar se këto zhvillime për përfaqësuesit e Luginës konsiderohen
pozitive.  Kryeministri shqiptar tha se homologu
i tij serb, Aleksandër Vuçiç, është angazhuar për një proces që ka shumë hije
të së shkuarës për t’i lënë pas. “Do të vazhdojmë me vullnet të plotë të
promovojmë ndërtimin e urave mes shqiptarëve të Luginës dhe Shqipërisë”,
përfundoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.