Rama takon Guvernatorin e Hong Kongut Chun-Ying‏, fton investitorët në Shqipëri

405
Kryeministri Edi Rama u prit sot në rezidencën e qeverisë nga Guvernatori i Hong Kongut, Leung Chun-Ying. Kryeministri Rama, pasi falënderoi Guvernatorin për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të aktiviteteve, theksoi nevojën e rritjes se shkëmbimeve tregtare.

Duke nënvizuar bukuritë natyrore të Shqipërisë, por edhe pozicionin e favorshëm gjeografik, lehtësirat në taksa dhe tregun e favorshëm të punës, Kryeministri Rama ftoi investitorët e Hong Kongut për të qenë më prezent në Shqipëri.

Nga ana e tij, Guvernatori Leung Chun-Ying, pasi e falenderoi Kryeministrin Edi Rama për vizitën, vlerësoi marrëdhëniet si të shkëlqyera dhe u angazhua për të nxitur investitorët vendas e të huaj për projekte në Shqipëri në fushën e turizmit dhe tregtisë.
Sigal