Rama takim me 62 kryebashkiakët: Auditim gjendjes së bashkive

414
Gjatë fjalës së tij Rama tha se qeveria do të ketë edhe një reformë të re për decentalizimin dhe se ky proces shumë i ngjashëm me atë të Teki Selenicës do të na japë një pasqyrë të plotë dhe të kuptojmë më mirë se çfarë humbjesh në financa dhe në asete kanë ndodhur gjithë këto vite dhe se si ne të përpiqemi ti minimizojmë humbjet.
“Jemi shumë të investuar për një reformë decentralizimi. Ne kemi bindjen se çfarë është quajtur decentralizim në vite ka qenë një thërrmim i potencialeve, jo vetëm i territorit, pro i gjithë strukturës ekonomike dhe financiare të këtij vendi. Ky audit do të jetë një instrument shumë i rëndësishëm edhe për të luftuar korrupsionin në nivelin e madh në qeverisjen vendore. Në dy aspekte në aspektin e domosdoshmërisë për ndëshkim dhe aspektin e domosdoshmërisë për zhvillim”, theksoi kreu i qeverisë.
Kryeministri Rama ka firmosur me drejtoreshën e UNDP një marrëveshje për asistencë teknike në vlerësimin e gjendjes së njësive administrative. Gjatë këtij takimi, Rama tha se ndarja e re territoriale nuk është një shumatore e bashkimeve mekanike të njësive gjeografike por një proces shtetndërtues.
“I uroj mirëseardhjen të gjithë kryebashkiakëve të zgjedhur më 21 qershor. Ajo çka ne kemi paralajmëruar duke e konceptuar ndarjen e re territoriale jo si një shumatore të bashkimeve mekanike të njësive gjeografike por si një proces shtet ndërtues për ti transformuar në njësi të zhvillimit ekonomik. Nuk ka qenë një fjalë goje, por një vizion që jemi të vendosur ta vemi në jetë sëbashku me ju, pa dallime partiake, por me një sens të misionit të përbashkët që tu japim qytetarëve një qeverisje të nivelit të dytë të denjë për një vend evropian”, theksoi Rama.
Sigal