Rama: Spahiu, sorrë! Basha shalqi me provë, demokratët na kanë borxh votën

440
Kryeministri Edi Rama vijoi sot fushatën elektorale me një takim me elektoratin e bashkisë së Klosit.

Rama tha se demokratët i kanë një borxh socialistëve që i shpëtuan Bashën dhe PD-në 

“Më 25 qershor, o do të kapim mat ata që duan të na cojnë prapa ose do të jetë Shjqipëria do të jetë shah mat sa herë kanë pas qeverinë. Marrëveshja është shumë e qartë. Kush do të humbasë do të përgëzojë fituesin, se nuk ka cfarë të thotë më: Jo mi vodhi votat. Futi gjithë ato njerëz në qeveri?

Përse i futi. I futi deri më datën 25 qershor, më datën 26 nëse ne jemi forcë e parë ata ikin. Ata janë aty për zgjedhje. Zgjedhjet mbaruan, dhe shpresoj të jenë të pakontestuara. Bashkarisht më pas, qeveria dhe opozita do të bëjnë avokatin e Shqipërisë, që të ulemi në tavolinën e BE-së dhe të nisim negociatat. Prandaj them që 25 qershori nuk duhet të jetë as blu, as jeshil por kuq e zi.

Se tani na iku Kreshnik Spahiu dhe mund ta themi rehat kuqezi. Se kishim Kreshnikun e na shkatërroi sorra. Na mori simbolin. (Flet me ironi) E di që jeni mërzit por sorra ka sa të duash, Shqiponjë një ka ajo e flamurit.

Demokratët këtë herë na kanë një borxh se i shpëtuam Lulin dhe nderin e partisë. Tashi ata duhet të na ndihmojnë të shpëtojmë Shqipërinë nga Luli dhe partia. Se Luli është dhe shalqi me provë. Ishte në krye të Tiranës.
Sigal