Rama sot në Kosovë, takim me Thaçin dhe liderët politikë

433
Sigal

Kosova do të jetë shteti i parë në të cilin Kryesocialisti Edi Rama do zhvillojë të parë vizitë në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë. I shoqëruar dhe nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar Kryeministri Rama do t’i drejtohet sot shtetit të dytë shqiptar, ku në orën 09:00 do t’i rezervohet pritja me ceremoni shtetërore. Më pas, në 09:30, Rama do të ketë një takim kokë më kokë me homologun kosovar, Kryeministrin Hashim Thaçi, për të vijuar më pas në 10:45 në një takim bilateral mes dy delegacioneve të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Mësohet se bashkëpunimi mes dy vendeve e projektet e përbashkëta, do të jetë dhe objekti i bisedës në këtë takim. Në mbyllje të takimit, të dy homologët, Rama dhe Thaçi do të dalin në një konferencë e përbashkët për shtyp. Kjo është vizita e parë e Edi Ramës, si kryeministër në Kosovë, ndërsa të hënën Edi Rama do të vijojë me një vizitë zyrtare në Bruksel.