Rama: S’kam gjë me Voltana Ademin, por duhet përkthyes të merresh vesh me të

440
Gjatë një bashkëbisedimi me kultivuesit e bimëve medicinave në Malësinë e Madhe, të pranishmit ngritën problemin e bujqësisë dhe përmbytjeve në zonë.
Rama u ndal tek kryebashkiakja e Shkodrës që vjen nga radhët e PD, duke thënë se nuk ka asgjë me Voltana Ademin, por e ka të pamundur të merret vesh me të dhe i duhet përkthyes.

“Unë s’kam asgjë me Voltanën, por Shkodra është bashki e madhe e Shqipërisë dhe një pjesë të punës e ka Bordi i Kullimit dhe pjesën tjetër e ka qeveria. Por si tja them Voltanës unë këtë, duhet përkthyes të merresh vesh. Por mbas zgjedhjeve do shohim. Struktura për bujqësinë ka nevojë për reformë. Se ti do ta reformosh, por ke partitë e tjera që thone jo”-tha Rama.
Sigal