Rama -sipërmarrësve venecianë: Të rikthejmë bashkëpunimin shekullor!

494
Sigal

Gjatë vizitës dyditore në Veneto, Kryeministri Rama vizitoi kompani të rëndësishme dhe bisedoi me drejtues e sipërmarrës të njohur në sektorë të ndryshëm, të cilëve i’u paraqiti mundësitë e pafundme që Shqipëria ofron dhe lehtësitë me të cilat ata do të mund të çojnë përpara investimin e tyre, në fusha me interes të përbashkët. Kryeministri Rama foli mbi potencialet dhe avantazhet që paraqet sot Shqipëria për investitorët e huaj në fusha të ndryshme si energjia, turizmi, bujqësia, etj.. “Ne kemi ngritur një strukturë lehtësuese shoqërimi për sipërmarrjet dhe sipërmarrësit që vijnë në Shqipëri për të shmangur të gjithë burokracitë. Kemi miratuar gjithashtu një kuadër ligjor, i cili lejon ofrimin e hapësirave me qira për një euro në vit, pra falas, për një periudhë 20- 30-40 vjeçare, varet nga lloji i investimit, lloji i strukturës që do të vendoset aty. Kryeministri i ftoi sipërmarrësit që të gjithë së bashku të rikthejnë në ditët e sotme, bashkëpunimin e suksesshëm shekullor mes Venecias dhe Shqipërisë.