Rama shpërndan 750 legalizime për banorët në Paskuqan

403
Kryeministri Rama ndodhet sot në Paskuqan, i shoqëruar nga kreu i ALUIZN-it, Artan Lame dhe kandidati i së majtës për bashkinë e Kamzës, Safet Gjici, për të shpërndarë plot 750 legalizime drejt qytetarëve. Sipas Ramës, varfëria dhe papunësia kanë ardhur si pasojë e keqqeverisjes në 8 vitet që qeveriste e djathta. 
“E di shumë mirë që në këtë zonë ka probleme. Jeni të vetëdijshëm se varfëria dhe papunësia nuk lindi 18 muaj më parë. Po kështu, problematike të madhe kemi hasur në sektorin energjetik. Ky sistem ishte në kolaps. Reformat janë të vështira, por duhen bërë”, u shpreh Rama. 
Nga ana e tij, kandidati Gjici, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes qeverisë dhe pushtetit lokal dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme financiare që i është ofruar bashkisë së Kamzës për cdo problem që kanë ngritur banorët.
“Qeveria Rama po shpërndan legalizime, tapitë tuaja, premtim i dhënë në 23 qershor, i bërë realitet sot, legalizim i djersës tuaj, e drejtë bazike qe ju takon. Bashkë do zgjidhim dhe shumë probleme të tjera. Kur bashkëpunimi është mes qeverisë vendore dhe lokale, është edhe më i madh. Deri më 2017, premtimi i qeverise Rama do realizohet dhe do legalizohen të gjitha shtëpite. Jemi në drejtimin e duhur dhe në 21 qershor do dini të zgjidhni drejtimin e duhur për të zgjidhur të gjitha problemet që ju shqetësojnë”, përfundoi Gjici.
Sigal