Rama: Serbi, njih atë që tashmë ke pranuar: “Kosova, e pavarur”

417
Sigal

TIRANE –  Ballkani duhet të jetë i bashkuar për t’i treguar BE-së rëndësinë e tij brenda familjes europiane…dhe për këtë Serbia e Shqipëria duhet të bëjnë para për të forcuar paqen e brishtë mes tyre. Këtë qëndrim shprehu kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë të mërkurën për “Associated Press”. Ai thotë se duhet përpjekje dypalëshe për t’i  dhënë fund armiqësisë në dekada, dhe nga ana tjetër, fokusim tek çështje të mëdha, si dëshira e përbashkët e të dy vendeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Për kreun e qeverisë shqiptare, një ndeshje futbolli nuk mund të “udhëheqë” politikën ndërkobmëtare.
 
 “Ne nuk mund të shkojmë diku vetëm. Së bashku ne mund të bëjmë që BE të kuptojë se Ballkani është i rëndësishëm për BE-në dhe BE është e rëndësishme për Ballkanin. Paqja që kemi arritur është ende shumë e brishtë dhe ne duhet të punojmë për ta forcuar atë” tha Rama.
 
Rama: Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën..edhe pse jo zyrtarisht serbët e kanë kuptuar se Kosova s’është vendi i tyre!
Shqipëria dhe Serbia mbeten në mosmarrëveshje rreth Kosovës, provincës serbe që shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe që ka një shumicë të banorëve shqiptarë etnikë. Rama, i cili u bë kryeministër pas fitores së zgjedhjeve plebishitare, përsëri i bëri thirrje Beogradit që të rishqyrtojë qëndrimin e tijj mbi Kosovën.
 
“Serbia duhet të njohë zyrtarisht sa më shpejt, atë që unë besoj dhe ndjej fort se ata tashmë e kanë njohur edhe pse nuk e kanë thënë: që Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e vendit të tyre.  Sa më shpejt ta pranonojnë këtë do të jetë më mirë për Serbinë dhe vetë rajonin” tha ai.
 
Vizita e Ramës në Beograd u shty për më 10 nëntor pas incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri
Rama kishte planifikuar një vizitë historike në Serbi të mërkurën, e para e një kryeministri shqiptar pas 70-vjetësh, si pjesë e një përpjekje për të lehtësuar tensionet e trashëguara nga luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Por, udhëtimi i tij drejt Beogradit u shty më 10 nëntor, pas degradimit në dhunë të ndeshjes së futbollit në Beograd, pas lëshimit mbi stadium të dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe akuzave të ardhura nga autoritetet më të larta serbe ndaj Shqipërisë…duke u kthyer në një “zënkë” diplomatike mes dy vendeve.