Rama: Rast unikal, “drejtësia” shqetëson opozitën. Vettingu po bëhet i prekshëm

567
Kryeministri Edi Rama thekson se qeveria që ai drejton është e vendosur në zbatimin e reformës në drejtësi dhe të vettingut. Nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, u bë edhe një analizë e qeverisjes së socialistëve në 100 ditët e para, kreu i qeverisë tha se tashmë ka nisur zbatimi i vettingut.
Rama tha se në 3 muajt e parë të vitit 2018 pritet të shënohen rezultate të prekshme nga ky proces.
“Para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare u pa qartë ndarja për vettingun. Nga njëra anë ne, dhe nga tjetër ata që u mblodhën në çadër për të mos lejuar vettingun. Ne ia dolëm, sigurisht duke pasur mbështetjen e atyre që na votuan, dhe mbështetjen e palëkundur të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kemi qenë në një qëndrim të unifikuar, dhe në asnjë hap të ndarë, sa i takon reformës në drejtësi.
Reforma në drejtësi po bëhet përditë e më e pandalshme. Ndërkohë procesi i vettingut ka nisur, dhe po bëhet i prekshëm. Në 2-3 muajt e parë të vitit ne do të kemi rezultate konkrete në zbatimin e tij.
Jemi rasti i parë unikal, ku reforma në drejtësi nuk shqetëson qeverinë, por shqetëson opozitën”, u shpreh kryeministri Rama.
Sigal