Rama: Prej të shtunës kemi një problem me Presidentin

453
Sigal

Në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit, Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke iu drejtdrejtuar Presidentit Ilir Meta, pas mos dekretimit të këtij të fundit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të brendshëm.

“Ky Kuvend ka zgjedhur 7 presidentë të republikës, shumë nga ne kemi votuar për Ilir Metën president, nuk e kishim shumicën absolute por unë e kisha bindjen e plotë se Meta ishte kandidatuara më e përshtatshme. Ai e ka respektuar votën tonë, ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën por prej të shtunës mbrëma kemi një problem nga Presidenti i Republikës. Puna jonë eshte të hartojmë ligje, ne kemi detyrën kushtetuese ta bëjmë këtë punë pavarësisht nëse e kemi besimin apo jo të të tjerëve, perfshi edhe presidentin. Kushdo ka të drejtë të na kritikojë, perfshi edhe Presidentin. Askush vec popullit se merr dot të drejtën të na pengojë të drejtën e ushtrimit të kushtetutës” -u shpreh Rama

Parlamenti u mblodh në seancë të  për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafaj nga posti i ministrit të brendshëm, pas dorëheqjes së tij