Rama porosit krerët e PS në rrethe për zgjedhjet: Çohuni nga kolltuku, votat mblidhen në terren

401
Sigal

Ndonëse na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare 2017, kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste i ka dhënë disa porosi kryetarëve të degëve bashkiake nëpër rrethe për koordinimin e punës në terren. Rama ka folur qartë para tyre, ndërsa këshilla ka qenë; ‘dilni në terren dhe punoni me votuesit’.

Gjatë një takimi që ai mbajti sot për rreth 1 orë e 30 minuta në selinë rozë me këta krerë por edhe me koordinatoret e caktuar për çdo qark, Rama udhëzoi që të bëhet alternimi i punës mes 12 të deleguarve në 12 qarqe dhe drejtuesve të PS-së.