Rama: Po dezinformojnë studentët, mos paguani më shumë se 50%

485
Sigal

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama thotë se po përpiqen të dezinformojmë studentët lidhur me pagesën e tarifës së studimi.

Sipas Ramës, pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë tashmë po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat, ndërsa sipas tij asnjë student të mos paguajë më shumë se 50%.

“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%. Eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë”- thotë Rama.

Kujtojmë se studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e dytë për këtë vit, ndonëse numri i protestuesve është tkurrur ndjeshëm në krahasim me protestat e kaluara.

Studentët kundërshtojnë VKM dhe kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.